Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konsoliduar kontrollin e saj në Irak gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë ditës nuk janë raportuar beteja të rëndësishme, ndërsa gjenerali iraken Mohamed Jaravi, ka nënshkruar me trupat amerikane, që këto të fundit të marrin kontrollin e zonës në pjesën perëndimore të Irakut.
Ndërkaq komandanti i 16 mijë trupave irakene, që kontrollonin zonën kufitare me Sirinë, u dorëzua sot tek trupat amerikane.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore, gjenerali Vincent Brooks tha se vëmendja kryesore po përqëndrohet në ngritjen e një qeverie të pas luftës.
"Forcat e koalicionit po punojnë ngushtësisht me udhëheqësit vendorë dhe drejtuesit fetarë në shumë zona, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e strukturave të qeverisjes lokale", tha Brooks.
XS
SM
MD
LG