Ndërlidhjet

HAGË


Shërbimi sekret i Millosheviqit ka urdhëruar fushatat e terrorit në Bosnjë dhe Kroaci, ka deklaruar sot gjatë dëshmisë së saj në procesin kundër Sllobodan Millosheviqit një dëshmitare e mbrojtur.
Dëshmitarja është identifikuar vetëm si sekretarja e Arkanit, drejtuesit të njësisë paraushtarake "Tigrat".
Ajo tha se ka mbajtur ditar për operacionet e "Tigrave", të cilët merrnin urdhëra nga shefat e sigurisë në atë kohë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatovic.
XS
SM
MD
LG