Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Michael Steiner tha se Armata Kombëtare Shqiptare, është futur në listën e grupeve terroriste të Kombeve të Bashkuara, dhe me këtë AKSH-ja shpallet organizatë terroriste.
Sipas urdhëresës së Kombeve të Bashkuara, anëtarësimi në AKSH-në apo ndonjë pjesëmarrje tjetër në grupin, do të konsiderohet akt kriminal.
Zëdhënësi i misionit Sunil Narula, tha se UNMIK-u e ka lëshuar urdhëresën sepse AKSH-ja e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e fundjavës mbi urën hekurudhore në veri të Kosovës, ku dy pjesëtarë të saj e kishin humbur jetën.
Armata Kombëtare Shqiptare ka marrë përgjegjësinë edhe për disa sulme tjera në të kaluarën në Maqedoninë fqinje dhe Luginën e Preshevës.
XS
SM
MD
LG