Ndërlidhjet

KAMPI AS SAYLIYA/KATAR


Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara tha se forcat speciale amerikane, në Bagdad e kanë zënë gjysëm-vëllanë e Saddam Husseinit.
Gjeneral brigade Vincent Brooks tha: "Forcat speciale të koalicionit e arrestuan Barzan Ibrahim al-Tikriti. Ai ishte këshilltar presidencial i Saddamit dhe ka 'njohuri të gjerë për ish regjimin e Irakut".
Barzan e ka drejtuar shërbimin e inteligjencës prej vitit 1979-1983, dhe ishte ambasador i Irakut në Kombet e Bashkuara në vitet 1988-1997.
Brooks tha gjithashtu se forcat e koalicionit vazhdojnë t'u përgjigjen provokimeve në qytetin verior Mosul.
XS
SM
MD
LG