Ndërlidhjet

ATHINË


Bashkimi Evropian tha se është i përkushtuar "të luajë rol të rëndësishëm në rindërtimin politik dhe ekonomik" të Irakut".
Deklarata e unionit nga samiti në Athinë thotë se Kombet e Bashkuara duhet ta kenë "rolin qendror" në rindërtimin e Irakut.
Kryeministri grek Kostas Simitis, vendi i të cilit e kryeson unionin, tha se ende është herët të përcaktohen obligimet.
"Roli i saktë i Kombeve të Bashkuara në Irak do të jetë rezultat i negociatave dhe kontakteve me Shtetet e Bashkuara, por edhe Britaninë, e cila i pranon parimet e kësaj deklarate", tha Simitis.
Ai tha se vendosja e paqes në Irak bie mbi forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, e jo mbi Kombet e Bashkuara.
Në deklaratën e samitit, ku ishte ftuar edhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Kofi Annan, thuhet se Kombet e Bashkuara duhet të inkuadrohen në "procesin që do të çojë drejt vetëqeverisjes së irakienëve".
Bashkimi Evropian sot gjithashtu u bëri thirrje vendeve evropiane t'i forcojnë lidhjet fqinjësore midis tyre.
XS
SM
MD
LG