Ndërlidhjet

KAIRO


Ministri i jashtëm i Sirisë Farouq al-Shara tha se Siria do ta mirëpriste një vizitë të sekretarit amerikan të Shtetit Colin Powell.
Shara tha se dialogu ndërmjet liderëve të dy vendeve është i rëndësishëm "për hir të paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme".
Komentet e tij e pasuan takimin me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, në të cilin u diskutua për gjendjen në Irak dhe tensionet ndërmjet Sirisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Uashingtoni e ka akuzuar Sirinë për posedimin e armëve kimike dhe strehimin e pjesëtarëve të regjimit të Saddam Husseinit.
XS
SM
MD
LG