Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se ndarjet politike dhe etnike vazhdojnë t'i pengojnë përpjekjet e Kosovës për arritjen e një autonomie më të madhe.
Annan ka shfaqur shqetësime në raportin e tij të fundit drejtuar Këshillit të Sigurimit, se liderët shqiptarë të Kosovës e kanë sfiduar autoritetin e përfaqësuesit të tij special, i cili e administron Kosovën.
Raporti e përmend ligjin për arsimin e lartë të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, i cili e përjashton universitetin serb në veri të Mitrovicës nga sistemi arsimor i Kosovës.
Në raport, sekretari i përgjithshëm u bën thirrje autoriteteve lokale të përqëndrohen në rezultatet praktike dhe t'i tejkalojnë dallimet politike dhe etnike.
Javën e ardhshme, në 23 prill, Këshilli i Sigurimit do të mbajë mbledhje të hapur kushtuar gjendjes në Kosovë.
XS
SM
MD
LG