Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Bashkimi Evropian e përfundoi samitin dy-ditësh duke thënë se është i përkushtuar "të luajë rol të rëndësishëm në rindërtimin politik dhe ekonomik" të Irakut.
Deklarata e unionit thotë se Kombet e Bashkuara duhet ta kenë "rolin qendror" në rindërtimin e Irakut.
Kryeministri grek Kostas Simitis, vendi i të cilit e kryeson unionin, tha: "Roli i saktë i Kombeve të Bashkuara në Irak do të jetë rezultat i negociatave dhe kontakteve me Shtetet e Bashkuara, por edhe Britaninë, e cila i pranon parimet e kësaj deklarate", tha Simitis.
Unioni sot gjithashtu e ka riafirmuar mbështetjen ndaj planit paqësor për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG