Ndërlidhjet

ROMË


Sekretari amerikan i Shëndetësisë Tommy Thompson tha sot se testimi për Sindromin e Rëndë Akut Respirator, do të jetë i mundshëm për 10 ditë, dhe se tani gjendet në fazën e miratimit.
Sëmundja SARS deri tani shkaktoi vdekjen e rreth 160 njerëzve dhe infektoi mbi 3.500, kryesisht në Azi.
Pas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, komisioneri i Bashkimit Evropian Chriss Patten tha se Kina i fsheh informatat mbi përhapjen e sëmundjes.
India sot e raportoi rastin e parë të të infektuarit.
Ndërkohë, liderët e Azisë juglindore në 29 prill do të tubohen në Bangkok për të diskutuar si të dilet në krye me sëmundjen vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG