Ndërlidhjet

RUMSFELDI DHE MYERSI PËRSËRI KRITIKUAN RAPORTIMET E MEDIAVE NGA LUFTA


Washington Post

I pyetur dje në Pentagon lidhur me perceptimin se mediat po i japin një pamje negative luftës në Irak, sekretari amerikan i mbrojtjes Rumsfeld është ankuar në nformatat e tipit ”se populli po thoshte se plani ishte i tmerrshëm, se atje nuk kishte shumë pjesëtarë, se do të ketë dhjetëra mijëra viktima dhe se kjo do të vazhdoj me vite”.

Zoti Rumsfeld i përshkruajti dy mënyra, që dallojnë shumë, të raportimit të mediave. Në njërën anë ai veçanërisht kritikoi ”oficerët e pensionuar ushtarak” që, në qendra televizive dhe gazeta, vazhdimisht paraqitnin mendimet e tyre negative lidhur me luftën. Nga ana tjetër Donald Rumsfeldi fuqishëm i përkrahu raportet e gazetarëve që ishin së bashku me njësitet ushtarake në luftë. ”Populli amerikan ishte në gjendje të shohë pjesë të asaj që po ndodhte” – tha sekretari amerikan i mbrojtjes.

Si një e mirë, nga e gjithë kjo, parashikoi mëtutje zoti Rumsfeld, gjenerata e ardhshme e gazetarëve do të jetë më mirë e informuar lidhur me karakterin e atyre që shërbejnë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ai mëtutje shprehu besimin në aftësinë e popullit amerikan që të merret me raportime negative duke thënë se ata ”kishin absorbuar sasi jashtëzakonisht të madhe të dezinformatave, të informatave konfliktuoze e të tjera”.

Duke folur së bashku me zotin Ramsfled, shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers, tha se ”raportimet e këtilla të gazetarëve, që ishin me njësitet ushtarake, për një kohë mbase mund të na largojnë nga një cinizëm që ishte zhvilluar”. Gjenerali Myers në mënyrë të pa-zakonshme, në fillim të këtij muaji kishte kritikuar komentet televizive të oficerëve të pensionuar.

”Unë edhe mëtutje mbetem në qëndrimet se plani i fushatës kishte edhe disa rreziqe të mëdha” – thotë gjenerali i armatës, në pension, Frederick Kroesen, duke iu përgjigjur komenteve të Donald Rumsfeldit. ”E dijë se në pozitën e komandantëve të divizionit të tretë do të isha ndjerë shumë i vetmuar në ndonjë rast, duke mos pasur forcë rezervë...që do të jetë e gatshme për të ndihmuar” – thotë gjenerali Kroesen.

Sipas gjeneralit të pensionuar Kroesen, i cili nuk është paraqitur me komente në televizion, kjo ishte esenca e të gjitha vërejtjeve televizive të gjeneralëve: ”Ne nuk kishim atë forcë që absolutisht do të garanatonte sukses” – thotë ai. ”Doli se nk kishim nevojë për një forcë të tillë por çka do të ndodhte nëse kjo do të ishte e nevojshme” – thotë Frederik Krosten.

Por gjenerali tjetër i pensionuar, me katër yje, George Joulwan thotë se ”ai mendon se Rumsfeldi dhe Myersi kishin marrë një vendim largëpamës...duke vlerësuar me maturi edhe rreziqet”.
XS
SM
MD
LG