Ndërlidhjet

BAGDAT


Trupat amerikane shpresojnë të mundësojnë sot furnizimin me energji elektrike të mbi gjysmës së kryeqytetit iraken.
Forcat e koalicionit po vazhdojnë kontrollin për armë të shkatërrimit në masë si dhe për thesaret arkeologjike të vjedhura nga muzeu i Bagdatit.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se gjetja e armëve të shkatërrimit në masë nuk mund të bëhet pa ndihmën e irakenëve.
Nga ana tjetër shefi i inspektorëve të armëve i Kombeve të Bashkuara, Hans Blix, ka deklaruar se kthimi i inspektorëve do t'i japë besueshmëri procesit të kërkimit të armëve.
XS
SM
MD
LG