Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka përsëritur sërish kritikat ndaj Sirisë, duke theksuar se Damasku duhet të kuptojë dinamikën e re të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
"Siria ka sponsorizuar terrorizmin për vite të tëra, është konsideruar nga ne si vend i tillë dhe është në listën tonë të shteteve që nxisin terrorizmin.
Kjo ka qenë gjithnjë shqetësim për ne, vecanërisht mbështetja për Hezbullahun. Gjithashtu kemi thënë qartë se besojmë se Siria zhvillon armë të shkatërrimit në masë, dhe jemi vecanërisht të shqetësuar lidhur me programet e armëve kimike", tha Powell.
XS
SM
MD
LG