Ndërlidhjet

AS-SALIJAH – KATAR


Forcat amerikane kanë kapur Abd –al-Aziz al-Naim, zyrtar i lartë në partinë Bathe, i cili gjendej në listën e 55 drejtuesve të lartë irakenë, të kërkuar nga trupat e koalicionit.
"Personi i cili është kapur dhe që kurdët na e kanë dorëzuar është në fakt një nga 55 udhëheqësit e kërkuar të regjimit iraken. Ai është identifikuar dhe është nën kontrollin e trupave të koalicionit", ka thënë gjenerali amerikan Vincent Brooks pas arrestimit.
Ky i fundit ka shtuar se forcat amerikane kanë goditur njësitë pro-Sadamit pranë qytetit Samarra, 120 kilometra larg Bagdatit. Në fund të këtyre luftimeve janë arrestuar 30 persona.
Mësohet se gjatë ditës afro 900 robër irakenë lufte janë liruar nga forcat e koalicionit.
XS
SM
MD
LG