Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarakët e Shteteve të Bashkuara thonë se policia e Irakut ka arrestuar ish-ministrin irakian të financave, Hikmat Al-Azzavi dhe e kanë dorëzuar tek forcat amerikane në Bagdad. Forcat e Shteteve të Bashkuara tashmë mbajnë në arrest pesë persona nga lista prej 55 zyrtarëve më të kërkuar irakian.
Gjithashtu sot, zyrtarët e Shtetetve të Bashkuara thanë se një irakian që besonet se ka qenë ndërlikuar në programin e dyshuar të gazrave nervore të vendit u është dorëzuar forcave amerikane. Imad Abdullah Al-Ani nuk ndodhet në listën e më të kërkuarve. Zyrtarët e ushtris amerikane thonë se trupat deri tash nuk kanë gjetur armë të konfirmuara kimike apo biologjike në Irak.
XS
SM
MD
LG