Ndërlidhjet

logo-print

KORÇË


Që nga fillimi i shkurtit policia e Korçës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për kontrabandimin e fëmijëve nga Shqipëria në Greqi.
Shefi i policisë së Korçës, Ardian Fejzullari ka thënë se trafikantët rekrutojnë gra shtatzane, të cilat, duke mos pasur zgjedhje tjetër, pranojnë të shesin foshnjat e tyre në Greqi për afro 200 dollarë, pasi t'i kenë lindur në spitalet e Selanikut dhe Janinës.
Gjatë këtij muaji në Shqipëri dhe në Itali, në një operacion të përbashkët të forcave policore të të dy vendeve, janë arrestuar 16 persona të akuzuar për trafikimin e rreth 60 fëmijëve të moshës 13 - 17 vjeçare.
Zyra e Interpolit ka thënë kohëve të fundit se rreth 6.800 fëmijë nga Shqipëria kanë qenë viktima të rrjeteve të ndryshme mafioze.
XS
SM
MD
LG