Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjenerali në pension i Armatës së Shteteve të Bashkuara, Jay Garner mbërriti sot në Bagdad që të fillojë punën si administrator i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara i Irakut të pas-luftës.
Garner tha se nuk është i sigurt se sa kohë mund të nevojitet për të kompletuar misionin e tij në Irak.
"Nuk mendoj se do shënoja 90 ditë si vulë në mur. Ne do të jemi këtu aq gjatë sa do të jetë e nevojshme, por do të shkojmë shpejt e me nder", ka thënë Garner.
Ai tha se prioriteti i tij i parë do të jetë rivendosja e shërbimeve themelore, sikurse rryma elektrike dhe uji, sa më parë që është e mundur.
Si udhëheqë i Zyrës për Rindërtim dhe Asistencë Humanitare, gjenerali Garner pritet të asistojë në krijimin e një qeverie të përkohshme të përbërë nga irakenët.
XS
SM
MD
LG