Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Oficeri i armatës së dikurshme jugosllave, Mirosllav Radiq, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte, u është dorëzuar vullnetarisht autoriteteve serbe, njoftojnë mediat e Beogradit.
Tribunali i Hagës e ka akuzuar Mirosllav Radiqin bashkë me dy oficerët tjerë, Veselin Sljivançanin dhe Mile Mrkshiq për masakrimin e mbi 200 civilëve kroatë në Vukovar në nëntor të vitit 1991.
Mrkshiq ishte dorëzuar më herët në Hagë, kurse Sljivançan ende ndodhet në arratisje.
XS
SM
MD
LG