Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Kryeministri Branko Crvenkovski ka deklaruar sot se angazhimi i partive opozitare VMRO-DPMNE dhe PDSH-së për ndarjen e Maqedonisë sipas linjave etnike paraqet thirrje të drejtëpërdrejtë për luftë ndëretnike.
Kryeministri Crvenkovski i ka bërë këto komente duke reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Lupço Georgievski dhe nënkryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.
Cërvenkovski ka thënë se "ai skenar i tmerrshëm i Georgievskit ka fituar mbështetje nga personat udhëheqës të PDSH-së, Arbër Xhaferri dhe Menduh Thaçi".
Kryeministri ka thënë se qeveria do t'e ruaj me vendosmëri Maqedoninë si shtet multi-etnik dhe unitetin e saj territorial.
XS
SM
MD
LG