Ndërlidhjet

logo-print

VIENË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se bota nevojitet "të respektojë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Irakut".
"Mendoj se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit dakordohen për disa parime kyçe, për të cilat mendoj se do të jenë tepër të dobishme për të gjithë të interesuarit. Kjo është se ne të gjithë duhet të respektojmë sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Irakut. Ne duhet të pranojmë se irakianët janë përgjegjësit kryesor për fatin e vetë politikë dhe kontrolin e resurseve të veta natyrore", ka thënë Kofi Annan.
Duke folur para punonjësve të OKB-së me bazim në Vienë, Annan tha se bashkësia ndërkombëtare ka të luaj rol në Irak, se Kombet e Bashkuara janë të gatëshme të kontribuojnë në një rol të tillë, kurse Këshilli i Sigurimit diskuton se cili do të ishte ky rol.
XS
SM
MD
LG