Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit është mbledhur të diskutojë nëse të dërgojë prap inspektorët e OKB-së për armatimin në Irak. Kryeinspektori Hans Blix ka thënë se inspektorët duhet të kthehen në Irak për të verifikuar në mënyrë të pavarur zbulimin e çfarëdo arme për zhdukje në masë.
"Ne mund të mos jemi të vetmit në botë që kemi kredibilitet, por mendoj se ne kemi kredibilitet të jemi objektiv dhe të pavarur", ka thënë Blix.
Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur kundërshtimin e tyre që t'u lejohej inspektorëve të kthehen në Irak.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të luftës po marrin përgjegjësinë për pastrimin e Irakut nga armë të supozuara për zhdukje në masë.
XS
SM
MD
LG