Ndërlidhjet

QERBELA/IRAK


Disa mijëra myslimanë shiitë në Qerbela brohoritën parrulla kundër një qeverie të imponuar nga Shtetet e Bashkuara.
Protesta kundër pranisë së zgjatur amerikane në Irak u përputh me pelegrinazhin e afro një milion shiitëve në Qerbela për të përkujtuar vdekjen e Imam Hysenit, nipit të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë.
Myslimanët shiitë përbëjnë 60 përqind të popullsisë së Irakut prej 24 milion banorë.
XS
SM
MD
LG