Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë ka kërkuar na shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner që ish-lideri i UÇPBM-së së demobilizuar, që thuhet se është arrestuar nga KFOR në Kosovë, t'i dorëzohet autoriteteve të Beogradit për t,u gjykuar.
Paqëruajtësit e NATO-s deri tash kanë rrefuzuar të konfirmojnë arrestimin e Shefket Musliut, duke thënë vetëm se kanë arrestuar një person për shkak të "aktiviteteve që paraqesin kërcënim për ambient të sigurtë në Kosovë".
Mirëpo, fmiljarët e tij thanë se Shefket Musliu u arrestua.
Nuk është e qartë nëse arrestimi i tij ndërlidhet me një fletë-arresti të autoriteteve serbe të publikuar nëpëmjet Interpolit.
Shefket Musliu i ka hedhur poshtë akuzat e Beogradit ndaj tij.
XS
SM
MD
LG