Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Administratori civil i Irakut të pas-luftës i caktuar nga Shtetet e Bashkuara, Jay Garner ka hapur bisedimet me akademikë dhe liderë lokalë në Bagdad për ardhmërinë e vendit.
Ai ka thënë se qëllimi i administratës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara është të stabilizojë Irakun për t'u ndihmuar irakianëve që të vendosin një qeveri demokratike.
Garner tha se shpreson të themelojë minsitritë e qeverisë së vendit deri nga java e ardhëshme.
Ndihmësi i Garnerit, gjenerali britanik Tim Cross ka thënë se protestat që po bëhen në Irak kundër pranisë së koalicionit janë një shembëll i manifestimit të të drejatve të tyre pas shumë vitesh represioni.
Ai tha se nuk beson se të gjithë shiitët e Irakut duan një qeveri Islamike sikurse ajo në Iranin fqinj.
Ndërkohë ushtarakët amerikanë njoftojnë se janë arrestuar edhe katër zyrtarë irakianë nga lista e 55 të arratisurve më të kërkuar.
XS
SM
MD
LG