Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Si shqiptarët ashtu dhe serbët e kanë sfiduar gjithnjë e më shumë autoritetin e UNMIK-ut që është përgjegjës për administrimin e Kosovës, u tha gjatë debatit në Këshillit e Sigurimin që është mbajtur mbrëmë vonë.
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacionet paqëruajtëse, Hedi Annabi duke informuar Këshillin ka thënë se Kosova ka "edhe do rrugë të bëje" për vendosjen e institucioneve përfaqësuese dhe funksionale.
Zëvendës ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Richard Williamson i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të bëjë shtytje për sendërtimin e reformave të shtruara nga përfaqësuesi special, Michael Steiner.
"Ne duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha levat që kemi në disponim për të inkurajuar respekt për të gjitha qëllimet e shtruara në Rezolutën 1244. Ne duhet të bëjmë gjithë atë që mundemi për të inkurajuar qeveri të përgjegjëshme. Kjo është arsyeja e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për procesin e standardeve.Kjo shtë arsyeja që Shtetet e Bashkuara besojnë se UNMIK-u duhet të kompletojë bartjen e të gjitha kompetencave që nuk janë të rezervuara tek institucionet e përkohëshme, ashtu siç është paraparë, deri në fund të vitit", ka thënë zëvendës ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Williamson gjatë debatit në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG