Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha se u mbyllën bisedimet në Pekin, të cilat u përqëndruan në programin bërthamor të Koresë Veriore. Ai e përkujtoi Phenianin se Anmerika dhe aleatët e saj nuk do të shqetësohen nga intonime që i quajti "luftarake apo nga kërcënime".
"Takimet tash po mbyllen. Palët do të kthehen në kryeqytetet e veta dhe do të vlerësojnë se çfar dëgjuan, do të analizojnë propozimet që u paraqitën nga palët dhe do të vendosin se ku do të shkojmë në vijim", tha Powell në Uashington.
Në bisedimet iniciale që filluan dje morën pjesë Shtetet e Bashkuara, Korea Veriore dhe Kiana, kurse Powell tha se tre palët paraqitën "pikëpmje të forta" gjatë sesioneve. Nuk është e qartë se kur do të mbahen bisedime të tjera, por sekrtari amerikan i shtetit tha se ''bashkësia ndërkombëtare është unike në vlerësimin se 'nuk duhet leuar që Gadishulli korean të nuklearizohet''.
XS
SM
MD
LG