Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 6 civilë irakienë, anëtarë të së njëjtës familje, kanë vdekur dhe një ushtar amerikan është plagosur si pasojë e serisë së shpërthimeve që ndodhën në një lagjje periferike të Bagdatit. Shpërthimi ndodhi pasi është qëlluar një depo armatimi, e cila gjendet në zonën e banuar.
Irakenët e zemëruar kanë qëlluar me gurë në drejtim të trupave amerikane, që erdhën në ndihmë për të kufizuar dëmet.
Komanda qëndrore e ushtrisë amerikane në Katar ka konfirmuar numrin e viktimave dhe shkakun e shpërthimit. Komanda amerikane ka theksuar se trupat e koalicionit që ruanin depon dhe vetë depoja u gjetën nën goditjen e personave të paidentifikuar.
Kapiteni i ushtrisë amerikane, Patrick Sullivan, duke folur në vendin e ngjarjes tha se "forca armiqësore", kanë realizuar sulmin.
XS
SM
MD
LG