Ndërlidhjet

PEKIN


Ministri kinez i shëndetësisë është larguar nga detyra, për shkak të mosveprimit lidhur me epideminë e pneumonisë vdekjeprurëse, e njohur me shkurtesën S.A.R.S.
Në Kinë deri tani janë raportuar 2700 raste dhe 122 viktima.
Në Hong Kong numri i të prekurve nga kjo sëmundje është 1500, ndërsa i viktimave ka shkuar në 121.
Ndërsa ministrat e shëndetësisë të vendeve aziatike sot në Malajzi po diskutojnë pengimin e përhapjes së mëtejme të pneumonisë vdekjeprurëse.
XS
SM
MD
LG