Ndërlidhjet

BAGDAT


Mbi gjysma e kryeqytetit irakian Bagdat, po furnizohet me energji elektrike, ndërsa dy të tretat e tij po furnizohen rregullisht me ujë.
Gjenerali amerikan, Steve Hawkins, ka thënë se spitalet kanë furnizim pa ndërprerje me ujë dhe energji elektrike, ndërsa një pjesë e punonjësve të sektorit energjitik janë kthyer në punë. Pagesa e këtyre të fundit për momentin është 20 dollarë në muaj, dhe po paguhen nga fondet e bllokuara të Irakut.
Ndërsa në qytetin verior të Mosulit ka filluar patrullimi i përbashkët i trupave amerikane dhe irakienëve, cfarë ka përmirësuar ndjeshëm sigurinë.
Në qytetin jugor të Kutit janë rihapur rreth 100 shkolla.
XS
SM
MD
LG