Ndërlidhjet

PA DOKUMENTE VALIDE ËSHTË VËSHTIRË TË GJURMOHET PREJARDHJA E DOLLARËVE TË GJETUR NË IRAK


Mark Baker, Radio Evropa e Lirë

Profesori i të drejtës në Notre Dame University në Shtetet e Bashkuara, Jimmy Gurule është ekspert ër hulumtimin e gjurmëve të parave. Ai thotë se ajo që është veçanërisht e dyshimtë është fakti se si janë depozituar këto të holla. Sipas tij kjo ishte përpjekje për fshehje të parave...

Në këtë aspekt, eksperti Jimmy Gurule thotë:

- Të fshehet burimi i të hollave, të fshehet prejardhja e tyre...prandaj, natyrisht shqetësim paraqet se të hollat janë tubuar ilegalisht.

Prejardhja e të hollave mbetet misterioze. Siç raportohet, hetuesit po ndiqnin gjurmët, sipas të cilave, të hollat e gatshme mund të jenë pjesë e një sasie prej 1 miliardë dollarësh, që ishin tërhequr nga Banka qendrore e Jordanisë. Siç ka shkruan e përditshmja Los Angeles Time të hollat ishin gjetur të paketuara në kuti të aluminit me vulën e Bankës së Jordanisë.

Ekspertët thonë se pa një dokument valid është vështirë të gjurmohet prejardhja e kësaj sasie të dollarëve. Mëse 600 miliardë dollarë amerikanë aktualisht qarkullojnë nëpër botë...ndërsa 55% e kësaj shume janë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Në këtë kuadër eksperti Jimmy Gurule thotë se pikë prej nga duhet të fillohet është çdo lloj dokumenti bankar ose e dhënë kompjuterike që mund të pasqyroj se si ishte bërë transferi i të hollave. A ishte bërë nëpërmjet të bankave të jashtme apo atyre të Irakut. Por, edhe nëse ekspertët e gjejnë burimin e të hollave, duket se do të jetë e pamundshme të zbulohet se si ishte fituar kjo shumë dhe si do të ishte shpenzuar.

Eksperti Jimmy Gurule thotë se dyshim të madh shkakton fakti se të hollat ishin të fshehura...në vend se të mbaheshin në bankë. Në këtë aspekt ai thotë se lideri i Irakut, Saddam Husseini me gjasë shte frikësuar se invadimi do të përfundonte me humbjen e tij dhe se forcat e koalicionit do ta merrnin kontrollin e bankave në Irak.

- Prandaj, shpjegimi mund të jetë i thjeshtë se Saddami dëshironte që këtë shumë të parave ta mbante për të mirat e tij personale dhe për tu siguruar se ato nuk do të konfiskoheshin nga autoritetet e koalicionit, – thotë eksperti Jimmy Gurule.

Ai mëtutje thotë se Saddam Huseini nuk ka dëshiruar që të hollave tu dihet prejardhja sepse ai synonte ndonjë blerje ilegale...ekziston mundësia që ai ka synuar, bile, edhe blerjen e armatimit për shkatërrim në masë. Kërkimi për gjetjen e më shumë sasive të hollave të gatshme po vazhdon.

Së fundit zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se, sidoqoftë, të hollat që do të zbulohen do të përfundojnë në fondet e Irakut për ti financuar përpjekjet për rindërtim. Por ka dyshime se ndonjë sasi mund të përfundoj edhe në xhepat e ushtarëve amerikanë. Tashmë, raportohet se 6 ushtarë ishin arrestuar për përpjekje që të fshehin aro 900 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e kësaj shume është gjetur.

XS
SM
MD
LG