Ndërlidhjet

ABU DABI


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld u takua në Abu Dabi me liderët e Emirateve të Bashkuara Arabe që t'u falënderohet për mbështetjen në luftën e Irakut dhe që të diskutojë për aranzhmanet e reja të mundëshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Gji.
Donald Rumsfeld ka thënë se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë reduktimin e pranisë së tyre në rajonin e Gjirit, kur më regjimi irakian është fundosur.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes ateroi me vonesë disa orëshe në Abu Dabi pasi aeroplani i tij kishte probleme mekanike gjatë ndalimit në Irlandë dhe kjo vonesë shkaktoi anulimin e vizitës së tij të planifikuar për sot në Afganistan.
XS
SM
MD
LG