Ndërlidhjet

KAMPI AS SALIAH/KATAR


Forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara e kanë kapur ish shefin e Drejtoratit Mbikëqyrës të Irakut, gjeneralin Hossam Mohammad Amin, i cili figuron në listën e 55 zyrtarëve më të kërkuar irakian, njofton Komanda Qendrore Amerikane.
Njoftohet se është arrestuar edhe Mohammed Mohsen al-Zubaidi, një egzilant irakian i cili e kishte shpallur veten prefekt të Bagdadit.
Ushtria amerikane njofton gjithashtu se katër ushtarë amerikanë janë plagosur kur një sulmues ka hapur zjarr kundër tyre në qendër të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG