Ndërlidhjet

AS-SALIJAH – KATAR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka vlerësuar lart rolin e ushtarëve amerikanë në rrëzimin e rregjimit të Sadam Huseinit, gjatë vizitës së sotme në Katar. Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për baza ushtarake afatgjata në Irak.
"Nuk ka dyshim se me çlirimin e Irakut ju keni transformuar një vend, por njeherësh kjo do na ndihmojë dhe për të transformuar mënyrën si mbrojmë vendin tonë", tha Rumsfled.
Kreu i Pentagonit është takuar me komandantin e trupave amerikane për Gjirin Persik, gjeneralin Tomy Franks.
Franks mbi zhvillimet në Irak ka theksuar:
"Tani, të jemi të sigurt ka shumë punë për të bërë, por është e qartë se regjimi irakian nuk është më në pushtet."
XS
SM
MD
LG