Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka thënë se pret që qeveria e re palestineze e kryeministrit Mahmud Abas, të luftojë në mënyrë efikase terrorizmin.
Presidenti amerikan George Bush, e ka lidhur paraqitjen e një plani të ri për paqen, me fillimin e aktivitetit të qeverisë Abas. Plani amerikan parasheh krijimin e një shteti palestinez deri në vitin 2005.
Megjithatë tre grupet militante palestineze, Hamasi, Xhihadi Islamik, dhe Martirët e Al-Aksas kanë hedhur poshtë planin e qeverisë Abas për t'u çarmatosur.
XS
SM
MD
LG