Ndërlidhjet

RIAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld gjatë vizitës në Riad konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po tërheqin forcat e veta ajrore nga Arabia Saudite në marrëveshje me qevrinë saudite. Rumsfeld tha se forcat amerikane me kohën do të reduktohen nga mbarë Gjiri, pas përfundimit të luftës në Irak.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk e kërcënojnë Sirinë.
Rumsfeld ndodhet në një turne në Gji që t'u falënderohet vendeve për mbështetjen e fushatës ushtarake të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe për të diskutuar ndyrshimet e pas luftës në praninë ushtarake amerikane në rajon.
Nga Riadi Rumsfeld shkoi në Kuvajt.
XS
SM
MD
LG