Ndërlidhjet

BANKOK


Kryeministri i Kinës, Wen Jiabao tha në samitin me liderë të 10 vendeve të Azisë jug-lindore në Tajlandë se epidemia e SARS-it akoma është e rëndë në Kinë dhe do të jetë problem afatgjatë.
Liderët aziatikë shpallën një deklaratë nga samiti në të cilën thonë se do të ndërmarrin ''masa rigoroze'' për parandalimin e sëmundjes.
''Frika nga SARS-i është më e rëndë se sa vetë sëmundja, por ne duhet të ndërmarrim masat e nevojshme për mbrojtjen kundër saj'', tha pas samitit kryeministri i Tajlandës,Thaksin Shinawatra.
SARS-i,Sindromi akut i rëndë i frymëmarrjes, u paraqit së pari në Kinë, gjatë nëntorit. Autoritetet e Pekinit janë kritikuar nga bota sepse nuk ua vunë veshin me kohë kërkesave që të parandalojnë përhapjen e SARS-it.
XS
SM
MD
LG