Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë se vitin 2000 e përshkoi vendosmëria globale dhe efektiviteti kundër terrorizmit.
Duke folur në Uashington mbi raportin vjetor për format e terrorizmit në botë, Powell ka theksuar se ky kërcënim global kërkon edhe përgjigje globale.
''Për terroristët është gjithnjë e më e vështirë të fshihen dhe të gjejnë vendstrehim të sigurtë, të organizohen dhe të ndërmarrin aksione'', ka thënë Powell.
Ai ka thënë se shtetet që sponsorojnë terrorizmin janë vënë nën presion ndërkombëtar dhe gjithnjë e më shumë izolohen.
XS
SM
MD
LG