Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld arriti në Bagdad ku deklaroi se trupat e Shteteve të Bashkuara do të qëndrojnë në Irak vetëm aqë gjatë sa do të jetë e nevojëshme për të siguruar se Iraku ka një qeveri demokratike.
''Ndryshe nga shumë armata të botës, ju nuk erdhët të pushtoni, të okuponi, por të çlironi dhe populli i Irakut e di këte. Kur ju arritët në Bagdad, shumë irakianë dolën në bulevarde që t'u përshëndesin, duke përmbysur statuja të Saddam Husseinit dhe duke kremtuar lirinë e tyre sërish të përqafuar'', ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld duke iu drejtuar trupave të Shteteve të Bashkuara në Bagdad.
Rumsfeld ka thënë se forcat e koalicionit janë zotuar që të ndihmojnë për vendosjen e rendit dhe shërbimeve themelore për irakianët dhe t'u ndihmojnë që të formojnë qeverinë e tyre.
XS
SM
MD
LG