Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që t'u japë Kombeve të Bashkuara udhëzimet dhe mjetet që të marrë pjesë kuptimplote në rindërtimin e Irakut.
Annan ka bërë thirrje për unitet dhe për të marrë në konsideratë interesat e popullit irakian në ardhë të parë.
''Ky Këshill tash ka shancë që të lë pas mosmarrveshjet e mëherëshme dhe të gjejë unitet të qëllimeve në fazën e pas luftës. Këto vendime nuk do të jenë të lehta. Por ato nuk duhet të jenë të pamundëshme nëse nuk harroni disa parime të përbashkëta. Derisa debatoni për to, u bëjë thirrje të lini mënjanë ndarjet e së kaluarës dhe të pyesni vetëveten se çka do të ndihmonte popullin e Irakut para së gjithash. Interesat e tyre duhet të jenë në radhë të parë'' ka thënë Kofi Annan, por nuk ka specifikuar se cili duhet të jetë funksioni i Kombeve të Bashkuara.
Këshilli i Sigurimit është i ndarë lidhur me kërkesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush që t'i heqë sanksionet kundër Irakut të pas luftës. Rusia thotë se kundërshton heqien e sanksioneve deri sa inspektorët e OKB-së për armatimin të certifikojnë se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë, kurse Franca ka bërë thirrje për suspendimin e sanksioneve.
XS
SM
MD
LG