Ndërlidhjet

ANKARA


Së paku 84 njerës kanë humbur jetën, kurse 390 janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm prej 6,4 shkallë të Rihterit që goditi në orët e herëshme të mëngjezit rajonin e Bingolit në lindje të Turqisë.
Shumë njerës akoma ndodhen të blokuar nën objektet e shkatërruara, kryesisht nxënës të një konvikti.
''Deri tash kemi 84 njerës të vdekur e shumica janë nga konvikti. Vazhdojnë përpjekjet e shpëtimtarëve si në qendër të qytetit ashtu edhe në konvikt, ku 195 fëmijë akoma ndodhen nën gërmadha'', ka thënë kryeministri i Turqisë, Recep Erdogan në qytetin e Bingolit.
Presidenti i Turqisë, Ahmet Necdet Sezer ka shfaqur shpresën se ''nxënësit do të shpëtohen nga gërmadhat sa më parë që është e mundur''.
Kryeministri Erdogan tha se Turqia ende nuk ka nevojë për ndihmë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG