Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Nëntë palestinezë janë vrarë në Brezin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor gjatë inkurzionit të sotëm të forcave izraelite të ndërmarrë pas sulmit të djeshëm vetëvrasës të militantëve palestinezë në Tel Aviv.
Qeveria e re palestineze e dënoi inkurzionin izraelit, që shkakton ''efekte destruktive'' , siç thanë zyrtarë palestinezë, për sendërtimin e planit ndërkombëtar për arritjen e paqës midis izraelitëve dhe palestinezëve.
''Ky është mesazh i synimeve vërtet negative të Izraelit ndaj përpjekjeve diplomatike. Nëse nuk bëhet presion i mjaftuar ndaj Izraelit për t'a bindur që t'u përmbahet kërkesave të planit- dhuna izraelite nuk do të ketë fund dhe as efektet e saj destruktive në raportet mes dy palvëve'', ka thënë ministri palestinez, Ghassan al-Khatib.
XS
SM
MD
LG