Ndërlidhjet

DUKE BËRË SHAKA TË KEQE ME TË DREJTAT


Los Angeles Times

Është vështirë që Komisioni për të drejta e njeriut i Kombeve të Bashkuara të merret seriozisht kur ai lejon që Libia, Kina, Arabia Saudite dhe Zimbabvea të japin vlerësime për vendet që akuzohen për shtypje dhe torturë. Rizgjedhja e Kubës në këtë panel të martën, në momentin kur pjesa më e madhe e botës është kundër ekzekutimeve dhe burgosjeve që i bën Fidel Castro, është si një skeç absurd i emisioneve televizive të natës. Përse në këtë moment kur bota ka veçanërisht nevojë që kjo trupë e respektuar të promovoj paqe dhe ta përfocoj të drejtën ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara i lejojnë vetvetes të dëmtohen nga marrëzitë e këtilla? Përgjigjja është se ai nuk mud të çlirohet nga një sistem i vjetër sipas të cilit zgjedhen 53 anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut, që bazohet në përfaqësimin gjeografik e jo sipas të ariturave të shteteve në çështjet me të cilat merret komisioni. Grupet rajonale mund të vendosin se kush do ta plotësoj vendin e zbrazur që i përketë atij rajoni. Me negociata me anëtarët e tjerë të rajonit, vendi i kritikuar për të drejtat e njeriut, siç është Kuba, me lehtësi mund të synoj njërin nga vendet e lejuara për rajonin dhe rrjedhimisht e merr rolin që vetëm surrealisti mund ta pranoj në tërësi.

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka propozuar një rregull që nga komisioni për të drejtat e njeriut do të përjashtonte, ”vendet…të arriturat e të cilave komisioni i ka dënuar, vendet që kanë dështuar ti implementojnë rekomandimet e Komisionit dhe të cilat kanë refuzuar të lejojnë vizita nga hetuesit e komisionit”. Në secilën pike, ky propozim i arsyeshëm do ta përjashtonte Kubën.

Në fund të sesionit vjetor të Komisionit në Gjenevë, gjatë javës së kaluar, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, duke iu drejtuar komisionit, u përkujtoi anëtarëve se misioni i tyre është ”promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në masë më të gjërë, që tash është më i rëndësishëm si kurrë më parë…prandaj është përgjegjësia juaj që të veproni me urgjencë”.

Për aq sa kjo trupë mbetet galeri e papërgjegjshme e atyre që torturojnë, fjalët e këtilla duken si një shaka e keqe dhe kjo ironi do të vazhdoj ti minoj qëllimet serioze të Kombeve të Bashkuara në tërësi.
XS
SM
MD
LG