Ndërlidhjet

KABUL


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld deklaroi sot se në Afganistan kanë përfunduar ''aktivitetet e mëdha luftarake'' dhe Shtetet e Bashkuara tash po përqëndrohen më shumë në stabilizimin dhe rindërtimin e atij vendi të dërrmuar nga luftërat.
''Tash gjendemi në ate pikë ku qartas kemi hyrë nga aktivitetet më të mëdha luftarake në një periudhë të aktiviteteve për stabilizim dhe rindërtim'' , ka thënë Rumsfeld gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai në Kabul.
Rumsfeld arriti në Afganistan nga Kuvajti, duke përfunduar turneun në vendet e Gjirit dhe në Irak.
XS
SM
MD
LG