Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti amerikan, George Bush, ka njoftuar përfundimin e luftimeve në Irak.
"Operacionet kryesore luftarake në Irak kanë përfunduar. Në betejat në Irak, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë kanë ngadhnjyer", tha presidenti amerikan.
Bush ka theksuar se megjithatë ende mbeten detyra të rëndësishme për t'u përmbushur në Irak.
Qeveritë e Filipineve, Japonisë dhe Zelandës së Re, kanë vlerësuar përfundimin e luftimeve, duke e cilësuar atë si fund të një faze të rëndësishme për Irakun.
XS
SM
MD
LG