Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, pas takimit me kryeministrin britanik në Londër, ka deklaruar se është gabim të mendohet se Iraku tani është një vend i qetë. Deklaratat e Rumsfeld erdhën pas deklarimit të presidentit amerikan se betejat më të mëdha ushtarake kanë përfunduar.
"Presidenti tha se kemi shkuar nga periudha e parë e konfliktit ushtarak drejt asaj të stabilizimit. Natyrisht që do ketë vende të vogla ku do bëhet rezistencë. Do të ketë ende njerëz që do vriten, siç kemi parë fatkeqësisht gjatë ditëve të fundit", tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG