Ndërlidhjet

BEJRUT/DAMASK


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka kërkuar nga Damasku që të ndërpresë me mbështetjen e guerrilëve anti-izraelitë, kurse nga Bejruti që të vendosë armatën libaneze përgjatë kufirit me Izraelin dhe t'i jap fund pranisë së Hezbollahut atje.
Pas bisedimeve që kishte me zyrtarët më të lartë të Sirisë dhe të Libanit, Powell tha konferencë për shtypin në Bejrut se në Lindjen e Mesme ''është krijuar situatë e re strategjike''.
''Këtu ka një situatë të re strategjike dhe dëshirojmë të bashkëpunojmë me Sirinë në adaptimin ndaj asaj situate të re strategjike'', tha Colin Powell.
Sekeretari amerikan i shtetit ka thënë se plani i ri për arritjen e paqë midis izraelitëve dhe palestinezëve ''vë obligime dhe përgjegjësi ndaj të gjitha palëve'' dhe ka përsëritur zotimet për krijimin e shtetit Palestinez.
XS
SM
MD
LG