Ndërlidhjet

KASTELLRIZO/GREQI


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vazhdojnë bisedimet në Greqi që sot pritet të përqëndrohen në raportet e BE-së me Shtetet e Bashkuara pas luftës në Irak.
Në krye të agjendës së bisedimeve me gjasë do të jetë propozimi amerikan për një forcë ndërkombëtare ushtarake për stabilizimin e situatës në Irak.
Propozimi parasheh vendosjen e tre rajoneve në Irak, në dy prej të cilëve përpjekjet stabilizuese do të koordinoheshin nga Britania dhe Polonia, kurse në të tretin- nga Shtetet e Bashkuara.
Njoftohet se gjashtë vende, Italia, Spanja, Ukraina, Danimarka, Holanda dhe Bullgaria- tash më janë dakorduar që të ofrojnë trupa për forcën stabilizuese në Irak.
XS
SM
MD
LG