Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot tha se është i bindur se forcat amerikane do të gjejnë prova të armëve irakiane për zhdukje në masë, arësyeja kryesore e cituar nga Uashingtoni për ndërmarrjen e luftës në ate vend.
''Iraku është me sipërfaqe sa shteti i Kalifornisë dhe ka plotë tunele, shpella, të gjitha llojet e komplekseve, por ne do t'i gjejmë ato dhe është vetëm çështje kohe para se t'i gjemë'', ka thënë Bush në konferencë për shtypin me kryeministrin e Australisë.
George Bush ka thënë gjithashtu se ish zëvendës kryeministri irakian, Tareq Aziz nuk po bashkëpunon me forcat amerikane, të cilat e mbajnë në arrest.
Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Aziz mund të ofrojë informacione lidhur me vend-ndodhjen e Saddam Hussein dhe armët irakiane për zhdukje në masë.
Gjithashtu sot, Bush e përshkroi betejën në Irak si ''një fitore në luftën kundër terriorit e cila vazhdon''.
XS
SM
MD
LG