Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të diskutojnë lidhur me mbrojtjen raketore kur do të takohen nga fundi i këtij muaji në Sant Petersburg, thanë zyrtarët e ministrisë së jashtëme ruse.
Zëdhënësi Alexander Yakovenko i ka deklaruar mediave të Moskës se dy liderët do të diskutojnë mbrojtjen raketore në kontekstin e marrëveshjes së fundit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për armatimin, që ligjëvënësit rusë pritet t'e ratifikojnë nga fundi i muajit.
Sipas marrëveshjes të nënshkruar nga Putin dhe Bush vitin e kaluar, dy vendet duhet të reduktojnë arsenalet e tyre strategjike bërthamore për afro dy të tretat deri nga viti 2012.
XS
SM
MD
LG