Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell sot ka thënë se nuk është e domosdoshme për Shtetet e Bashkuara që të ndërmarrin aksion ushtarak kundër Kubës sikurse kundër Irakut, sepse regjimi kubanez eventualisht do të shembet vetë-vetiu.
Powell ka bërë këte koment në pyetjen e një gazetari të televizionit NBC nëse ushtria e Shteteve të Bashkuara duhet të ''çlirojë'' Kubën sikurse Irakun.
Uashingtoni vazhdon të numërojë Kubën, krahas Iranit, Sirisë, Sudanit, Libisë, Koresë Veriore dhe Irakut të epokës Saddamiane si vende që e sponzorojnë terrorizmin ndërkombëtar.
Sa për Sirinë, Powell ka thënë se presidenti Bashar al-Asad, me të cilin bisedoi në Damask, tash e di se çka duhet të bëjë që të sjellë vendin e tij në linjë me planet e Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG