Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon pritet që t'i udhëheqë negociatat me palestinezët dhe të vendosë kontakte me kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbas.
Sharon i ka thënë kabinetit të tij se ai ka ndërmend personalisht të udhëheqë bisedimet paqësore që duhet të vazhdojnë pas publikimit të planit të ri ndërkombëtar për arritjen e paqës në Lindje të Mesme.
Kryeministri palestinez, ka thënë se takimet me kryeministrin izraelit do të ishin një hap i rëndësishëm për ri-fillimin e bisedimeve paqësore.
XS
SM
MD
LG